Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mali i Zi i vendos sanksione Rusisë

mali i zi, qeveria

Mali i Zi ka vënë sanksione kundër Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës, u njoftua nga Qeveria të premten.

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq ka njoftuar përmes Twitterit duke u shprehur falënderues ndaj ministrave për bashkëpunimin.

“Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masat kufizuese si përgjigje ndaj agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, shkroi ai.

Hapësira ajrore malazeze ishte e mbyllur më parë për avionët rusë. Më 1 mars, Mali i Zi tha se i bashkohet sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, por Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq shmangu marrjen e vendimit që do t’i fuste në praktikë ato sanksione.

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, ka reaguar menjëherë. Ajo përgëzoi qeverinë për vendimin.

 

Artikuj të ngjashëm