Mali i Zi thirri në bisedë informative ambasadorin e Serbisë, pasi një e dyshuar në rastin e puçit të dështuar kundër Qeverisë malazeze, më 2016, u strehua në Ambasadën e Serbisë në Podgoricë për të shmangur arrestimin.
Branka Miliq iku nga gjykata gjatë seancës dëgjimore që u mbajt të premten, duke thënë se i janë shkelur të drejtat.
Gjykata në Podgoricë më pas urdhëroi arrestimin e saj, por ajo hyri në Ambasadën e Serbisë.
Miliq ka shtetësi serbe. Ajo është në mesin e 14 të dyshuarve për komplot për të rrëzuar Qeverinë e Malit të Zi në tetor të vitit 2016, me qëllim për të penguar anëtarësimin e këtij vendi në NATO.
Dy rusë po ashtu janë akuzuar, por Moska e mohon përfshirjen.
Edhe
Bastisje në Mal të Zi për spiunim për shërbimet ruse
Ministria e Jashtme e Malit të Zi tha të hënën se ka kërkuar qëndrim zyrtar nga Serbia.
Sipas një deklarate të kësaj Ministrie, ambasadori serb, Zoran Bingulac, e konfirmoi se Miliq ndodhet në ambasadë dhe se Serbia është “e vetëdijshme për procedurën ligjore dhe detyrimet e nevojshme”.
-
Mali i Zi nuk do ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb
-
Mali i Zi kërkon sqarime nga Serbia rreth “deklaratave negative” të zyrtarëve të saj
-
Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë
-
Mali i Zi thotë se Serbia po i ndërhyn në punët e brendshme