Ministri i Investimeve Kapitale në Qeverinë e Malit të Zi, Bladen Bojaniq, ka thënë se është e sigurt se në këtë vend ka burime të naftës.
Sipas tij, më së largu deri në fund të vitit do të merret vesh se në çfarë sasie disponon dhe se a ka profit të investohet në nxjerrjen dhe përpunimin e saj. Kompanitë e angazhuara për hulumtim janë duke e vazhduar punën në bregdetin e këtij vendi.
“Mbetët dilema se sa vlen investimi”, ka thënë Bojaniq, përcjell portali “bankar.me”. “Është e qartë se ka naftë, por në çfarë sasie? Këtë do ta mësojmë deri në fund të vitit”.
Artikuj të ngjashëm