Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macroni shihet duke kënduar në rrugë pas fitores me reformën e pensioneve

Një video është publikuar të martën ku shihet presidenti francez, Emmanuel Macron, duke kënduar një këngë tradicionale në rrugë pas adresimit televiziv ku kërkoi të qetësonte tensionet mbi reformat e tij për pensionin.

Shumë përdorues në internet hodhën dyshime se pamjet ishin falsifikuar duke përdorur inteligjencën artificiale, por njerëz të afërt me Macronin i thanë AFP-së se është e vërtetë.

“Presidenti mori një moment me gruan e tij pas fjalimit. Ata takuan një grup të rinjsh që po këndonin... kështu që ai iu bashkua atyre në një këngë që e di dhe e do”.

Në video, Macroni shihet duke lexuar në telefonin e tij fjalët e “Le Refuge”. Fillimisht, u duk si shfaqje mirëpritëse e lidhur me votuesit e presidentit, reformat e të cilit kanë sjellë pakënaqësi të shumta në Francë.