Presidenti francez, Emmanuel Macorn, ka qortuar policinë izraelite gjatë një shëtitjeje në qytetin e vjetër të Jerusalemit.
Macroni akuzoi policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana që i përket periudhës së kryqëzatave. E kjo kishë konsiderohet si territor francez, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Mos provokoni. Nuk mund t’i shkelim rregullat që datojnë me shekuj”, ka thënë Macroni, transmeton KTV.
French President Emmanuel Macron gets testy with Israeli police in the church of Sainte Anne, Old City of Jerusalem. pic.twitter.com/14NjxLPvLA
— Noga Tarnopolsky (@NTarnopolsky) January 22, 2020
Incidenti i Macronit është i njëjtë me atë të ish-presidentit Jacques Chirak gjatë viteve ’90.
Flamuri trengjyrësh francez valon mbi kishë që prej vitit 1856 kur Perandoria Osmane ia bëri dhuratë Perandorit francez, Napoleonit të Tretë.
Macroni gjendet në Jerusalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auchwitz.