Qeveria franceze e ka përgënjeshtruar deklaratën e policisë izraelite se presidenti francez, Emmanuel Macron, kërkoi falje për tensionin e shënuar me policinë izraelite.
Incidenti ndodhi në një kishë që konsiderohet si territor francez, në Jerusalem, transmeton KTV.
Siç raporton gazeta izraelite "Haaretz", presidenti i Francës, Macron, nuk ka kërkuar falje lidhur me rastin. Sipas gazetës, zyrtarët francezë janë shprehur se nuk bëhet fjalë që presidenca të kërkojë falje për forcat izraelite të sigurisë.
Të mërkurën, Macroni akuzoi policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana, që i përket periudhës së kryqëzatave.
“Nuk më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Mos provokoni. Nuk mund t’i shkelim rregullat që datojnë me shekuj”, ka thënë Macroni.
-
Macroni qorton policinë izraelite në Jerusalem
-
Franca e gatshme për ndërmjetësim mes Libanit dhe Izraelit
-
Macroni mohon raportet se paralajmëroi për mundësinë që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën
-
Franca e zyrtarizon njohjen e Palestinës
-
Vendimi i Macronit për të njohur shtetin palestinez në shtator zemëron Izraelin dhe SHBA-në