Ka ende hapësirë për diplomaci për krizën në Ukrainë. Të paktën, kjo është bindja për presidentin frances Emmanuel Macron, i cili vazhdon ta shtyjë përpara dialogun me Rusinë pavarësisht shenjave që çojnë në luftë potenciale.
Qëndrimi i tij pasqyron traditën e Francës pas Luftës së Dytë Botërore për të gdhendur rrugën e saj gjeopolitike, duke refuzuar të rreshtohet verbërisht pas SHBA-së. Është gjithashtu pjesë e strategjisë së brendshme politike të Macronit në mes të fushatës për zgjedhjet presidenciale të prillit, ku nacionalistët po vendosin agjendën dhe një luftë në Ukrainë mund të provojë një shpërqendrim të padëshiruar.
Macroni po përgatitet të bisedojë me presidentin rus Vladimit Putinin, dhe pallati presidencial ishte vendi mikpritës ku u takuan këshilltarët rusë dhe ukrainasë, raporton AP.
Bisedimet e të mërkurës mes rusëve, ukrainasve, francezëve dhe gjermanëve duket se i bleu kohë të gjitha palëve, ndërsa u pajtuan të takohen sërish në dy javë.
Thirrja e Macronit me Putinin të premten ka dy qëllime, që të vazhdojë dialogu dhe të shtyjë Rusinë të qartësojë pozicionin e saj dhe të ndalojë manovrat ushtarake.
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macron thotë se në Washington do të paraqiten si “front i bashkuar”
-
Macron: Evropa s’do ta braktisë kurrë Ukrainën
-
Macron: Rusia nuk e do armëpushimin – Evropa duhet të tregojë unitet përballë agresionit
-
Macron bisedon me Trumpin: Duhet të punojmë pa u ndalur për armëpushim në Ukrainë