Strategjia evropiane e mbrojtjes ishte temë e takimit të disa liderëve të Bashkimit Evropian në takimin e së premtes në Munich. Në konferencën për media së bashku me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe homologun polak, presidenti francez, Emmanuel Macron ka lavdëruar investimet e fuqishme të Evropës për të forcuar rripin lindor të NATO-s.
Pjesë të konferencës në Gjermani ishin edhe liderët e SHBA-së dhe Britanisë. Në këtë takim ata kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në përkrahje të Ukrainës teksa pushtimi rus po i afrohet njëvjetorit.
Lëvdatat e Macronit vijnë pak vjet pasi kishte thënë se NATO-s po i vdiste truri.
Ndërkaq, për herë të parë në 20 vjetët e fundit, liderët e Rusisë nuk ishin të ftuar për konferencën e sigurisë, një tubim i përvitshëm i liderëve, politikanëve dhe ekspertëve të sigurisë, teksa konferencën e hapi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy me një fjalim nga Kievi.
-
Macroni i kërkon Trumpit të bëhet serioz në lidhje me NATO-n
-
Në 35-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, Macron bën thirrje për një Evropë më të fuqishme
-
Takohen sot shefat e Mbrojtjes të NATO-s për të diskutuar për Ukrainën
-
Liderët evropianë theksojnë se siguria për Ukrainën do të thotë siguri për Evropën
-
Macron thotë se në Washington do të paraqiten si “front i bashkuar”