Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me përkeqësimin e situatës në Siri.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku ka bërë thirrje për më shumë dialog me Moskën, ka njoftuar zyra e tij.
Macron, i cili të enjten tha se Franca ka dëshmi se regjimi sirian ka përdorur armë kimike në sulmin në Duma, gjithashtu ka shprehur keqardhjen e tij për përdorimin e vetos nga Rusia në Këshillin e Sigurimit lidhur me këtë sulm.
“Presidenti i Republikës ka bërë thirrje që dialogu me Rusinë të intensifikohet, në mënyrë që paqja dhe stabiliteti të kthehen në Siri”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit Macron.
Artikuj të ngjashëm
-
Macron: Rusia nuk e do armëpushimin – Evropa duhet të tregojë unitet përballë agresionit
-
Macron: Tani nuk është koha për negociata, Putini ka zgjedhur luftën
-
Macron shprehu shqetësimin për Mariupolin në telefonatën me Putinin
-
Putini i ka thënë Macronit se situata në Ukrainë do të përkeqësohet
-
Macron dhe Putin flasin në telefon për të shmangur konfliktin në Ukrainë