Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron thotë se Evropa nuk duhet të largojë Trumpin e Putinin

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se Donald Trump dhe Vladimir Putin po kërcënojnë vlerat perëndimore të tolerancës dhe mirëkuptimit, por izolimi i tyre nga Europa do të ishte kundër produktiv.

“Nëse vendosim që t’i largojmë ata nga Evropa dhe vlerat tona, duke i thënë se po trashëgojnë vlerat tona, do t’i humbasim ata të dy”, deklaroi Macron për BBC.

Shumë njerëz i konsiderojnë Trumpin dhe Putin si rezistencë ndaj vlerave liberale, por pavarësisht kësaj, Macron nguli këmbë se ata nuk duhen bërë armiq. Macron tha se, “paranoja, ndjesia e kërcënimit dhe dëshira për të mbrojtur diçka, i bëri lider si Putinin që të zgjedhin një rrugë të ndryshme”. Presidenti francez nuk harroi të fajësonte edhe vendet e shoqëritë perëndimore, të cilat sipas tij kanë humbur imagjinatën, ambicien dhe vizionin, transmeton kp.

“Perëndimi garoi rëndë kur humbi narrativën e madhe për vlerat dhe identitetin. Na duhet një narrativë e përbashkët, një qëllim dhe imagjinatë e përbashkët”, deklaroi Macron, duke sjellë si shembull kërcënimin e IS që bashkoi botën. Ai gjithashtu foli edhe për fenë, duke thënë se mbështet ata që mbrojnë një islam të hapur dhe tolerant.

Artikuj të ngjashëm