Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron: Sistemi i raketave në Iran duhet të jetë "nën vëzhgim"

Programi i raketave balistike duhet të jetë nën vëzhgim ndërkombëtar, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron duke kërkuar ashpërsimin e qasjes ndaj Iranit derisa kërkohet ruajtja e marrëveshjes bërthamore, të cilën presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do ta prishë.

Me marrëveshjen e vitit 2015, kërkohet ndalimi i programit bërthamor të Iranit, mirëpo presidenti amerikan, Trump ka caktuar 12 majin si afatin e fundit për të rishikuar marrëveshjen.

Macron ka thënë se Franca si një nga nënshkrueset e marrëveshjes dëshiron ta ruajë të njëjtën pasi nuk është ofruar asnjë marrëveshje më e mirë.

Sidoqoftë sipas tij, përdorimi i raketave në Jemen dhe Siri, që janë të lidhura me Iranin, duhet të adresohen pasi ato përbëjnë problem për sigurinë e aleatëve francezë.

“Dëshiroj një rreth të ri të bisedimeve me palët rajonale dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, ashtu siç jemi mbledhur për marrëveshjen bërthamore, mirëpo duke u zgjeruar edhe me shtetet rajonale në mënyrë që të reduktojmë këtë pasiguri”, u ka thënë Macron gazetarëve.

“Na duhet ta vëzhgojmë Iranin për raketat e saj balistike. Është proces i domosdoshëm për sigurinë në rajon andaj na duhet një mekanizëm i sanksioneve”, ka deklaruar ai.

Edhe Macron dakordohet me presidentin iranian për të shpejtuar negociatat mes Evropës dhe Iranit Botë Macron dakordohet me presidentin iranian për të shpejtuar negociatat mes Evropës dhe Iranit

Ndonëse Irani ka pranuar të ndalojë aktivitetet e saj bërthamore, ky vend ka refuzuar vazhdimisht të diskutojë programin e raketave, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së dhe vendeve evropiane.

Zëvëndës-ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë më 8 shkurt se Perëndimi duhet që fillimisht të sigurojë se marrëveshja bërthamore rezulton e sukseshme para se të negociohen çështje tjera.