Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është takuar të martën me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog si dhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Macron udhëtoi për në Tel Aviv për të shprehur solidaritetin me Izraelin. Duke folur për sulmet e 7 tetorit në takimin me presidentin Herzog, Macron ka thënë se Hamasi ka sulmuar izraelitët vetëm pse janë hebrenj.
“Këta njerëz u vranë vetëm sepse ishin hebrenj dhe sepse duan të jetojnë në paqe”, është shprehur Macron, raporton “Haaretz” të martën.
Presidenti francez ka ndarë pikëpamjen e përbashkët me homologun e tij Herzog, mbi lirimin e menjëhershëm të pengjeve pa asnjë dallim.
“Unë dua t’iu siguroj që ju nuk jeni vetëm në këtë luftë kundër terrorizmit”, ka shtuar Macron.
Emmanuel Macron është në mesin e liderëve të tjerë perëndimorë që e kanë vizituar Izraelin që nga 7 tetori. Më herët Izraelin e kanë vizituar lidërët e Greqisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe SHBA-së.
Macron: Stabiliteti i Lindjes së Mesme i mundur, nëse Izraeli lejon qasje politike ndaj konfliktit me palestinezët
Edhe
Macroni fton udhëheqësit e Lindjes së Mesme dhe Zelenskyn në samitin e G7-s
Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar të martën që koalicioni ekzistues ndërkombëtar që lufton kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, të zgjerohet e të përfshijë edhe luftën kundër Hamasit në Gaza.
“Franca është gati për koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS-it”, tha Macron pas takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. “Stabiliteti i Lindjes së Mesme do të jetë i mundur vetëm nëse Izraeli gjithashtu lejon qasjen politike ndaj konfliktit me palestinezët”, ka shtuar Macron, shkruan Reuters.
Ai gjithashtu u bëri thirrje Hezbollahut dhe Iranit që të mos rrezikojnë përshkallëzimin rajonal. “Lufta kundër terrorizmit duhet të jetë e pamëshirë, por jo pa rregulla”, ka thënë Macron.