Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron i përcjell Erdoganit shqetësimin e tij për ofensivën turke kundër kurdëve

Paris, 24 janar– Presidenti francez, Emmanuel Macron i shprehu sot shqetësimin e tij homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, pas ofensivës së përbashkët të drejtuar nga ushtria turke dhe aleatët e saj arabë sirianë kundër një milicie kurde në veriperëndim të Sirisë.

“Duke marrë parasysh domosdoshmëritë në planin e sigurisë të Turqisë, presidenti i Republikës i shprehu homologut turk shqetësimin e tij pas ndërhyrjes ushtarake të ndërmarrë në rajonin e Afrines”, njoftoi presidenca franceze në një deklaratë, pas një bisede telefonike mes dy krerëve të shtetit, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Turqia filloi të shtunën ofensivën ajrore dhe atë në terren në një bastion të Njësive të mbrojtjes së popullit (YPG), një milici kurde e përçmuar nga ana e Ankarasë por e mbështetur nga Uashingtoni.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis shprehu gjithashtu shqetësimin e SHBA duke i bërë sot thirrje Ankarasë për të dëshmuar maturi në operacionet ushtarake si në retorikën e saj. Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të zhvillojë nesër një bisedë telefonike me presidentin Erdogan.

Në takimin me kreun e shtetit turk, ku në fokus është çështja e Sirisë, Macron theksoi shqetësimin e Francës për përkeqësimin serioz të situatës humanitare, veçanërisht në provincën e Idlebit dhe në Gutan lindore. Hapja pa vonesa e akseve humanitare për popullsinë civile duhet të jetë prioriteti absolut”, theksoi Elizeja.