Presidenti francez, Emmanuel Macron i shprehu sot shqetësimin e tij homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, pas ofensivës së përbashkët të drejtuar nga ushtria turke dhe aleatët e saj arabë sirianë kundër një milicie kurde në veriperëndim të Sirisë.
“Duke marrë parasysh domosdoshmëritë në planin e sigurisë të Turqisë, presidenti i Republikës i shprehu homologut turk shqetësimin e tij pas ndërhyrjes ushtarake të ndërmarrë në rajonin e Afrines”, njoftoi presidenca franceze në një deklaratë, pas një bisede telefonike mes dy krerëve të shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTurqia filloi të shtunën ofensivën ajrore dhe atë në terren në një bastion të Njësive të mbrojtjes së popullit (YPG), një milici kurde e përçmuar nga ana e Ankarasë por e mbështetur nga Uashingtoni.
Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis shprehu gjithashtu shqetësimin e SHBA duke i bërë sot thirrje Ankarasë për të dëshmuar maturi në operacionet ushtarake si në retorikën e saj. Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të zhvillojë nesër një bisedë telefonike me presidentin Erdogan.
Në takimin me kreun e shtetit turk, ku në fokus është çështja e Sirisë, Macron theksoi shqetësimin e Francës për përkeqësimin serioz të situatës humanitare, veçanërisht në provincën e Idlebit dhe në Gutan lindore. Hapja pa vonesa e akseve humanitare për popullsinë civile duhet të jetë prioriteti absolute.