Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe homologu i tij nga Rusia, Vladimir Putin, kanë diskutuar të martën për situatën e krijuar në Ukrainë dhe Mali, si dhe për “sigurinë e kontinentit evropian”.
Në këtë bisedë të zhvilluar me anë të një lidhjeje telefonike, dy krerët kanë diskutuar mbi propozimet ruse për garancitë e sigurisë, të cilat iu komunikuan vendeve anëtare të NATO-s.
“Prioritet iu dha planeve, Traktatit Rusi-SHBA për Garancitë e Sigurisë dhe Marrëveshja për Masat e Sigurisë të Rusisë dhe Shteteve Anëtare të NATO-s, të cilat iu dorëzuan marrësve përkatës, përfshirë Francën, dhe më pas u bënë publike”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini zyrtar.
Në këtë kumtesë nuk u dha ndonjë detaj i mëtejshëm për diskutimet rreth Malit, raporton Reuters.
Në nëntor, Rusia hodhi poshtë shqetësimet franceze për një marrëveshje të mundshme midis Malit dhe një kontraktori ushtarak privat rus, duke thënë se planifikonte të vazhdonte me furnizimin e Malit me armë, pajisje ushtarake dhe municione.
Moska, e cila ka “shqetësuar” Perëndimin me vendosjen e trupave pranë Ukrainës, javën e kaluar zbuloi një listë me propozime të sigurisë që dëshiron t’i negociojë, duke përfshirë një premtim që NATO do të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë.
-
Aleatët takohen sot lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën
-
Macron: Trumpi gjatë takimit me Putinin synon armëpushimin në Ukrainë
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën