Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron e fton kryeministrin libanez ne Paris, që po mbahet në Riad kundër vullnetit

Paris, 16 nëntor - Kryeministri i Libanit, Saad Hariri ka pranuar ftesën e presidentit të Francës Emmanuel Macron për një vizitë në Paris, njoftoi ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian të enjten nga Riadi.

Macron të mërkurën e kishte ftuar Haririn dhe familjen e tij për të ardhur në Francë për një "vizitë" pasi presidenti libanez Michel Aoun tha se Hariri po mbahet kundër vullnetit të tij në kryeqytetin saudit, Riad.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ai do të vijë në Francë dhe princi saudit i Kurorës Mohammad Bin Salman është njoftuar", u tha Le Drian gazetarëve.