Partia e së djathtës ekstreme, Fronti Kombëtar e Le Pen dhe presidenti Emanuel Macron dështuan në raundin e dytë të zgjedhjeve rajonale që u zhvilluan ditën e diele në Francë.
Le Pen nuk arriti që të fitonte asnjë nga 13 rajonet. Zhgënjim i madh ishte edhe Macron, teksa është vetëm një vit nga gara presidenciale ku do të tentojë mandatin e dytë.
Partia tradicionale e krahut të djathtë francez fitoi 38% të votave në raundin e dytë, e ndjekur nga socialistët dhe të gjelbrit me 35%, më pas vijnë Le Pen me 20% dhe partia e Macron.
Partitë tradicionale, të djathtët, socialistët dhe të gjelbrit ishin “zhdukur” në vitet e fundit, por pas fitores së Macronit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 janë rishfaqur dinamikisht.
Shumë analistë vlerësojnë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale nuk do të jenë një duel midis Le Pen dhe Macron.
-
Macron dhe Le Pen me rezultate zhgënjyese në zgjedhjet rajonale të Francës
-
Në Francë synohet krijimi i një fronti për ta mbajtur “Tubimin Kombëtar” larg pushtetit
-
Evropa i gëzohet fitores së Macronit, por i druan ngritjes së nacionalizmit francez
- Një natë e mirë për Evropën
-
Macroni fiton mandatin e dytë presidencial