Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron dhe Le Pen me rezultate zhgënjyese në zgjedhjet rajonale të Francës

Partia qendrore e Emmanuel Macronit dhe ajo djathtiste e Marine Le Penit kanë dështuar që të sigurojnë mbështetjet e synuara në zgjedhjet rajonale të Francës, të shënuara nga dalja e ulët e qytetarëve për votime.

Presidenti dhe qeveria e tij kanë dështuar në mobilizimin e përkrahësve, pasi që 68 për qind e votuesve i kanë shpërfillur thirrjet për dalje në zgjedhje.

Ngushëllimin e vetëm për partinë e Macronit e përbën fakti se në rezultatet paraprake partia djathtiste e Le Penit ka shënuar të dhëna zhgënjyese.

Rezultatet e fillestare të zgjedhjeve kanë nxjerrë si fituese të mundshme disa parti të qendrës së djathtë, përfshirë partinë kryesore opozitare Les Républicains, që kanë marrë 29.3 për qind të votave.

Aurore Bergé, nga partia LREM, rezultatin zgjedhor e ka quajtur “shuplakë demokratike në fytyrën e të gjithë neve” dhe ka pranuar se ka qenë natë shumë e keqe për partinë e saj.

Edhe Macron dhe Le Pen dështojnë në zgjedhjet rajonale në Francë Botë Macron dhe Le Pen dështojnë në zgjedhjet rajonale në Francë

Në zgjedhjet rajonale të 2015-s, vetëm 50 për qind e francezëve nuk kishin dalë në zgjedhje, kurse më 2010 53.7 për qind. Partive u ishte kërkuar që të paraqesin lista zgjedhore, ku shfaqeshin emrat e kandidatëve dhe kandidatet.

Numri i të përzgjedhurve tani varet nga rezultatet përfundimtare të partive.