Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Macron dhe Johnson bien dakord të përpiqen të ulin tensionet

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson këtë të dielë janë takuar në margjinat e samitit të G20-s në Romë mes një mosmarrëveshjeje në rritje mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit në Kanalin Anglez.

Në këtë takim bëhem me dije se dy liderët kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të ulur tensionet.

Macron i ka thënë Johnsonit të “respektojë” rregullat.

Franca është e zemëruar që Britania dhe Ishujt Kanal të Jersey dhe Guernsey nuk kanë lëshuar mjaftueshëm licenca peshkimi për anijet franceze. Parisi është zotuar se nëse nuk miratohen më shumë licenca do të ndalojë anijet e Britanisë të shkarkojnë kapjet e tyre në portet franceze duke filluar nga e marta dhe do të vendosë kontrolle për të gjitha produktet e sjella në Francë nga Britania.

Ndërkohë të shtunën, Johnson i ka thënë shefes së BE-së, Ursula von der Leyen, se kërcënimet franceze mbi peshkimin ishin “plotësisht të pajustifikuara”.

Ndërkaq Von Der Leyen në një postim në Twitter shkroi se Komisioni Evropian po “angazhohej intensivisht për të gjetur zgjidhje” për grindjen e peshkimit.