Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka udhëzuar specialistët bjellorusë që të sigurojnë furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Chernobyl në Ukrainë, ka raportuar agjencia e lajmeve BeITA.
Dje, Ukraina paralajmëroi se ekzistonte rreziku i një rrjedhje rrezatimi në Chernobyl pas ndërprerjes së energjisë elektrike, por mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së nuk pa “asnjë ndikim kritik në siguri”.
Rusia akuzoi forcat ukrainase se sulmuan linjat e energjisë dhe një nënstacion që furnizonte termocentralin.
Artikuj të ngjashëm
-
Bjellorusia thotë se mund t’i furnizojë me energji zonat e Ukrainës që i kontrollon Rusia
-
Ish-termocentrali bërthamor Chernobyl mbetet sërish pa rrymë
-
Chernobyli ende pa energji, Ukraina thotë se Rusia po përgatit sulm mbi të
-
Ukraina bën thirrje për armëpushim që të lejohet riparimi në Chernobyl
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj sektorit energjik