Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Luftime brenda malit, momenti kur Ukraina i qëllon rusët nga zona e fshehtë

Ushtria ukrainase po i shfrytëzon edhe zonat e thella të malit si vendqëndrime, nga ku po i sulmon me predha ushtarët rusë.

Kjo u dëshmua në disa pamje të publikuara nga Operativno_ZSU në Twitter, ku u panë ushtarët që po i prinin një pjesë të lisave, për t'i vendosur sistemet raketahedhëse dhe predhat.

Ukraina, në raportin e fundit, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit i ka vrarë 650 ushtarë rusë e i ka shkatërruar 4 tanke.

Luftime të ashpra po zhvillohen në rajonin e Bakhmutit, derisa Ukraina po i kryen përgatitjet e fundit për nisjen e ofensivës.