Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, ka njoftuar se do të pezullojë të gjitha fluturimet për në kryeqendër të Ukrainës, Kiev, nga dita e hënë, pas rritjes së frikës se Ukraina mund të pushtohet nga Rusia, raporton BBC.
Kompania ajrore ka thënë se po ashtu do të ndalojë edhe fluturimet për në Odessa, një port kyç në Detin e Zi.
“Siguria e pasagjerëve dhe anëtarëve të stafit tanë është prioritet i yni”, është thënë nga Lufthansa.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka paralajmëruar sot se Rusia po planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945.
Javën e kaluar, kompania ajrore holandeze KLM ka pezulluar fluturimet për në Kiev. Lufthansa ka thënë se fluturimet do të operojnë të dielën, ndërsa pezullimi do të hyjë në fuqi nga dita e hënë. Pritet të mbesin në fuqi deri në fund të shkurtit.
Edhe
Lufthansa pezullon fluturimet për në Ukrainë
Të shtunën, Ministria e Jashtme e Gjermanisë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjëherë nga Ukraina.
“Nëse ndodh një sulm rus në Ukrainë, opsionet për të asistuar shtetasit gjermanë janë shumë të kufizuara”, është thënë nga MPJ e Gjermanisë.
-
Ulen në mënyrë drastike fluturimet në drejtim të Ukrainës
-
Kompanitë ajrore po i anulojnë fluturimet për në Ukrainë, pas rritjes së tensioneve
-
Zelensky paralajmëron linjat ajrore të shmangin hapësirën ajrore ruse
-
Alarm në aeroportin gjerman: Droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas, pezullohen fluturimet