Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Luftëtarët e COVID-19”, nën rrethim

Muzzafer Ahmad, epidemiolog nga krahina Budgam në Kashmirin nën administrim indian, ka qenë në krye të përpjekjeve për identifikimin, detektimin dhe gjetjen e kontakteve të personave të prekur nga virusi korona.

Ai kishte ndarë mendjen të dilte në ballë të frontit në luftën kundër pandemisë COVID-19, prejse mjekët e Kashmirit nisën të ktheheshin nga shtetet si Arabia Saudite, Kina dhe Irani, për shkak se virusi nisi të merrte mijëra jetë njerëzish anembanë botës.

Nëpër postblloqe policore e ushtarake

Në mëngjesin e tre qershorit, Ahmadi doli nga shtëpia në një fshat të Budgamit dhe shkoi në këmbë deri në qytezën e afër Chadoora, ku shpresonte se do të lajmërohej të niste punën në spitalin ku punon. Prejse ka nisur mbyllja, është shtrënguar të mos dalë me makina, duke shkuar kështu në këmbë në punë, transmeton KOHA.

Rruga ia imponon të kalojë nëpër disa postblloqe dhe barrikada që policia e Kashmirit i ka vendosur në qytet dhe në rrethinën e Chadooras. Disa qindra metra më larg, kishte një tjetër barrikadë të vendosur prej Forcave Policore Rezervë të sjellë nga niveli qendror në mbështetje të zbatimit të masave. Në fakt këto janë njësite paraushtarake që po kryejnë detyra që në kushte normale nuk u takojnë.

Edhe Trupa të zhdukur, varre masive dhe 30 mijë të vdekur: Cila është e vërteta e numrit të të vdekurve në Iran? Botë 5 muaj më parë Trupa të zhdukur, varre masive dhe 30 mijë të vdekur: Cila është e vërteta e numrit të të vdekurve në Iran?

Ahmadi ishte ndaluar dhe marrë në pyetje. I ishte kërkuar identiteti – një praktikë që është e njohur në mesin e banorëve të Kashmirit sa herë kalojnë nëpër barrikada dhe postblloqe. Ahmadi kishte treguar letërnjoftimin dhe se i duhej të mbërrinte në spital në Budgam, qendër e institucioneve.

“Në vend të kësaj, ata më kërkuan që të merrja udhën drejt dhe nuk më lejuan që të shkoja në drejtim të rrugës për spital”, ka thënë Ahmadi. Dhe kur ai ngulmoi, njëri prej pjesëtarëve, për të cilin Ahmadi thotë po tallej, i kërkoi që të vazhdonte rrugën drejt. Ahmadi, i cili po dilte nga shtëpia përditë prejse kishin nisur të shfaqeshin rastet e para pozitive me virusin korona dhe po i detektonte rastet e reja, këmbënguli që të mos thyente rrugën.