Mbi një mijë zjarrfikës po luftojnë kundër një zjarri të madh në Castelo Branco, në Portugalinë qendrore.
Të paktën 20 persona janë plagosur, përfshirë 8 zjarrfikës, informojnë mediat ndërkombëtare.
“Zjarri që shpërtheu të shtunën në tre fronte në rrethin e Castelo Brancos, 125 milje në verilindje të Lisbonës është përhapur më shumë të dielën”, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile në Portugali.
Një fshat i tërë është evakuuar në komunën e Vila de Rei. Ende nuk dihen shkaqet e zjarreve që shpërthyen njëkohësisht në masivet pyjore e më pas zbritën deri tek zonat e banuara. Hetimet, përfshijnë edhe zjarrvënien e qëllimshme.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Portugalia dhe Italia po luftojnë me një seri zjarresh
-
Portugalia po lufton me zjarret
-
Evakuohen qindra turistë në Portugali për shkak të zjarreve
-
Zjarre masive në Portugali, teksa autoritetet greke paralajmërojnë për tym toksik
-
Greqia, Spanja e Portugalia në luftë me zjarret, BE-ja iu del në ndihmë