Veprimtaria e Trumpit është një nga retorikat më të ashpra politike ndër vite, madje edhe sipas standardeve të tij, dhe do të thotë se dy muajt e ardhshëm ka të ngjarë të jenë brutalë. Ai po bën përpjekje për ta dëmtuar imazhin e zëvendëspresidentes Kamala Harris dhe t’ia shkatërrojë reputacionin si presidente potenciale. Por sjelljet e Trumpit i sjellin rreziqet e veta. Qëndrimi i tij mund ta kthejë vëmendjen nga paralajmërimet e Harrisit se amerikanët po kërkojnë një shans për të lënë prapa hidhërimin dhe kaosin e epokës së Trumpit.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përpiqet ta dëmtojë personalitetin e kandidates demokrate Kamala Harris si forcë e ndryshimit dhe t’ia shkatërrojë besueshmërinë si presidente potenciale, teksa vazhdon konkurrenca mes tyre tetë javë para ditës së zgjedhjeve.
Ditëve të fundit, Trumpi e ka sulmuar gjerësisht duke përdorur politikën fyese që ka përdorur për t’i fituar zgjedhjet e vitit 2016, edhe pse këshilltarët e tij i kanë kërkuar të fokusohet në shqetësimet kryesore të votuesve siç janë çmimet e larta dhe imigrimi.
Ai po i përdor tragjeditë e huaja duke e akuzuar zëvendëpresidenten se është përgjegjëse për vdekjet e trupave amerikane në Afganistan dhe duke pretenduar se është bashkëpunëtore në vrasjen e pengjeve në Gazë. Kandidati republikan dhe senatori, JD Vance, kanë pretenduar se raca e saj e përzier është provë e një karakteri të lig “kameleon” që gjithashtu shpjegon ndryshimin e politikave për energjinë dhe imigracionin. Në një moment, Trumpi ka amplifikuar shpifje seksuale kundër saj në rrjetet sociale. Dhe reklamat e fushatës së tij të errët pretendojnë se Harris do t’i ulë përfitimet e sigurimeve shoqërore duke mirëpritur miliona emigrantë pa dokumente në vend.
Dhe si përsëritje e fushatave të kaluara të Partisë Republikane (GOP) që i quan kandidatët demokratë si liberalë ekstremë, Trumpi dhe mbështetësit e tij po përpiqen ta vendosin Harrisin si komuniste dhe si “Bolshevike”. Guvernatorja e Dakotës së Jugut Kristi Noem e ka cilësuar senatorin Tim Walz, të zgjedhur nga Harrisi si kandidat për zëvendëspresident, si “rrezik të sigurisë” meqë njëherë ka dhënë mësim në Kinë. Dhe Trumpi gjithashtu ka filluar të komentojë se zgjedhjet e ardhshme mund të mos jenë “të lira dhe të drejta” dhe ka thënë në një intervistë se ishte qesharake të akuzohej për “ndërhyrje” në zgjedhjet e vitit 2020. Kjo dhe komentet e fundit kanë rritur spektrin e një makthi tjetër kombëtar nëse i humbet zgjedhjet e nëntorit dhe refuzon ta pranojë disfatën.
Paarsyeshmëria e Trumpit për të gjetur përçarje e ka bërë atë që gjithashtu t’i perfomojë lëvizjet e tij të politikave mbi të drejtat riprodhuese, ndërsa ai kërkon ta ngushtojë sondazhin e madh të hendekut gjinor. Por besueshmëria e tij mund të jetë shkatërruar, pasi ka krijuar Gjykatën Supreme me shumicë konservatore që ka përmbysur të drejtën kushtetuese për abort. Vance gjithashtu duket se ka një aftësi për t’i përbuzur votueset femra – si në rastin kur e ka krahasuar Harrisin me një konkurrente nevrike e adoleshente të një konkursi bukurie.
Trumpi nuk është duke u treguar i drejtë ndaj vetes së keqdiciplinuar. Ai po ilustron problemet që ka për t’iu kundërpërgjigjur transformimit të garës nga Harrisi. Përpjekjet gjithnjë e më të turpshme për ta dëmtuar shpresën e Harrisit, vënë në dukje gjithashtu zhgënjimin në kampin e Trumpit se ajo po arrin ta dallojë veten nga shefi i saj dhe se po paraqet një opsion më të freskët se rivali i saj 78-vjeçar nga GOP. Dhe Trump po tregon se nuk ka pothuajse asgjë që ai nuk mund të bëjë për të fituar.
Trumpi po përpiqet të kompensojë për përgjegjësitë e veta
Veprimtaria e Trumpit është një nga retorikat më të ashpra politike ndër vite, madje edhe sipas standardeve të tij, dhe do të thotë se dy muajt e ardhshëm ka të ngjarë të jenë brutalë.
Pyetja është nëse kjo breshëri sulmesh negative është e suksesshme në nxitjen e ndjenjës së zemërimit ekzistencial që Trumpi e përdor për t’i drejtuar sondazhet, apo nëse ajo fillon ta njollosë Harrisin në shtetet e fushëbetejës.
Ndoshta ka pak kuptim për Trumpin që t’i thotë gjithçka që mendon Harrisit. Në dy palë zgjedhjet presidenciale, ish-presidenti nuk ka arritur kurrë mbi 49 për qind të votave në të ashtuquajturat shtete të “murit të kaltër”, Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin ose në gjykatën kombëtare. Prandaj mundësitë e tij në nëntor mund të varen më shumë në shkatërrimin e faktorit pozitiv të Harrisit dhe dëmtimin e perspektivave të saj mes grupeve të vogla të votuesve në shtetet e lëkundura, sesa të mbajë shpresë për të fituar vetë votues të rinj.
Por sjelljet e Trumpit i sjellin rreziqet e veta. Qëndrimi i tij para dy javësh, duke përfshirë një fotografim të fushatës në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit me buzëqeshje dhe me gishtin lart, që mund të jetë shkelje e ligjit, mund t’i forcojnë paralajmërimet e Harrisit se amerikanët po kërkojnë një shans për ta lënë prapa hidhërimin dhe kaosin e epokës së Trumpit.
Edhe pse Harrisi ka rikthyer garën në nivel të barabartë për fitore, fushata e saj e njeh kërcënimin nga Trumpi. “Mos bëni gabim: 65 ditët e ardhshme do të jenë shumë të vështira”, ka shkruar menaxherja e fushatës së Harrisit, Jennifer O’Malley Dillion, pavarësisht argumenteve se zëvendëspresidentja ka disa rrugë drejt Shtëpisë së Bardhë. “Kjo garë do të mbetet e fortë dhe votuesit që do të vendosin në këto zgjedhje do të kërkojnë shumë punë për t’u bindur”.
Harrisi ka mbajtur fushatë në Detroit dhe me Bidenin në Pittsburgh për ta shënuar Ditën e Punës, duke reflektuar rëndësinë e anëtarëve të sindikatës. Punonjësit e ndërtimtarisë në mënyrë tradicionale kanë votuar demokratët, por transformimi kulturor që Trumpi ia ka bërë GOP-s tani tërheq shumë punëtorë, sidomos nga zonat rurale. Dhe paraqitja e Harrisit me Bidenin në Steel City, ka lënë të kuptohet se si presidenti mund ta ndihmonte fushatën e saj në një shtet dhe në një demografikë votuese ku ai mbetet i popullarizuar.
Dështimi i përpjekjeve të Trumpit për ta definuar Harrisin
Ofensiva e egër politike e Trumpit është paralajmërim për Harrisin për atë që mund ta presë dhe thekson se sa e vështirë do të jetë që të zgjatet zhvillimi i qetë i kandidaturës së saj të papritur, zgjedhja e Walzit dhe konventa e saj e suksesshme. Por intensiteti i ish-presidentit është gjithashtu shenjë - që reflektohet në sondazhet e favorshme publike në nivel kombëtar dhe në shtetet e pavendosura – që përpjekjet e tij të hershme për ta definuar negativisht Harrisin nuk kanë funksionuar.
Harrisi po kritikohet nga republikanët për mungesën e specifikimeve të politikës dhe ndryshimin e qëndrimeve të mëparshme për procesin e nxjerrjes së gazit apo naftës dhe imigracionit. Por adaptimi i saj për qëndrimet qendrore gjithashtu duket ta ngushtojë Trumpin dhe t’u shkaktojë probleme përpjekjeve të tij për ta sulmuar politikisht. Vendimi i saj për t’u marrë me çmimet e larta të gjigandëve të supermarketeve, duke u betuar se do t’i ulë, mund ta shpjegojë se si e ka zvogëluar dallimin me Trumpin se cili është më i besuar sa i përket ekonomisë.
Komentet e vizitës së Trumpit te Varrezat Kombëtare të Arlingtonit para dy javësh kanë treguar gjithashtu se si taktikat e ashpra të ish-presidentit mund ta dëmtojnë atë po aq sa Harrisin.
Nderimi i Trumpit ndaj 13 pjesëtarëve të shërbimit amerikan të vrarë në një bombardim vetëvrasës në mes të evakuimeve kaotike amerikane në Afganistan në vitin 2021, paraqet një nga momentet më të këqija të administratës së Bidenit-Harrisit. Dhe ndërsa zëvendëspresidentja i është bashkuar takimit në “Situation Room” - dhomë në një ndërtesë qeveritare, ku njerëzit me autoritet marrin informacionin më të fundit për diçka serioze që po ndodh – sa i përket krizës, nuk dihet qartë nëse Trumpi mund ta fajësojë personalisht në mendjet e votuesve për vdekjet e personelit, meqë Bideni ka qenë komandant i përgjithshëm në atë kohë.
Harrisi ka marrë masa për ta kundërshtuar lëvizjen e Trumpit sa i përket Afganistanit, kur ajo ka shkruar në rrjetet sociale se ai e kishte “përbuzur tokën e shenjtë vetëm për shfaqje politike” duke xhiruar video të fushatës në varrezat e ushtarëve dhe se kjo ishte pjesë e një modeli të fyerjes së sakrificave të luftëtarëve amerikanë. Trumpi i është kundërpërgjigjur duke publikuar video të disa prej të afërmve të ushtarëve të rënë që e akuzonin Harrisin dhe Bidenin për bashkëpunim në vrasjen e të dashurve të tyre dhe përkrahjen e Trumpit.
Ky episod ka treguar se si Trumpi është në gjendje ta kalojë kufirin që shumë politikanë konvencionalë do e konsideronin si jashtë limitit. Përderisa disa votues mund ta konsiderojnë se ai është duke i nderuar trupat e rënë, të tjerët mund të pajtohen me Harrisin se ai është duke përdorur vdekjet e amerikanëve në luftëra të huaja për arritje politike.
Sa i përket problemeve të tjera, Harrisi po refuzon të bie pre e luftës politike me Trumpin, çka mund t’ia dëmtojë imazhin. Për shembull, zëvendëspresidentja është pyetur nga CNN-i në një intervistë të javës së kaluar për pretendimin e Trumpit se ajo “ndodhi të bëhej me ngjyrë” për arsye politike. “Të njëjtat gjëra të lodhura e të vjetra. Pyetjen tjetër, të lutem”, ka thënë Harrisi.
Megjithatë, fushata e Harrisit ka hedhur poshtë argumentin e Trumpit se ai nuk ka bërë asgjë të keqe në vitin 2020. Ish-presidenti ka thënë në një intervistë për Fox News se “kushdo që ju dëgjoi të akuzoheni për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, ku e keni të drejtën për ta bërë atë?”
Zëdhënësja e Harrisit dhe Walzitit, Sarafina Chitika e ka përmbyllur komentin e tij me argumentin më të përdorur të fushatës se është koha për t’i lënë instinktet diktatoriale të Trumpit në të kaluarën.
“Populli amerikan është gati për një rrugë të re përpara. Ata e dinë se zëvendëspresidentja Harris është prokurorja e ashpër që na duhet për të kaluar kaosin, frikën dhe ndarjen dhe për ta mbështetur sundimin e ligjit”, ka thënë Chitika.
Shkëmbimi i përmbledh bastet në qendër të përfundimit të hidhur të fushatës: Trumpi po e vendos besimin e tij në përpjekjen e ashpër për të bërë çdo gjë që është e nevojshme për ta rrëzuar Harrisin; e zëvendëspresidentja po vë bast se përpjekjet e tij ekstreme për ta bërë këtë do të bindin mjaft votues që ai është i papërshtatshëm për t’u rikthyer në Zyrën Ovale.