Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich ka thënë se lufta në Gazë po i kushton Izraelit rreth 246 milionë dollarë në ditë.
Mediat izraelite kanë raportuar se Smotrich nuk e ka bërë publik vlerësimin e kostove indirekte të mobilizimit masiv të rezervistëve ushtarakë dhe dëmeve nga sulmet me raketa të grupeve të armatosura palestineze.
Më 19 tetor, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përmes një adresimi i pati bërë thirrje popullit amerikan që të vazhdojë financimin për Izraelin. Shtëpia e Bardhë po ashtu i pati dorëzuar një kërkesë Kongresit për 14.3 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin.
Në ditën e 19-të të luftimeve, numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në afro 6 mijë persona. Rreth 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor.
Rreth 600 mijë palestinezë janë zhvendosur në qendrat strehuese të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.
-
SHBA-ja i dha 21.7 miliardë dollarë ndihmë ushtarake Izraelit për dy vjet luftë në Gazë
-
SHBA-ja ndan edhe 400 milionë dollarë ndihmë për palestinezët
-
Numri i të vrarë në Gazë tejkalon shifrën 66,000
-
Të paktën 61 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit
-
Izraeli bombardon Gazën, mbi 120 të vdekur vetëm në 24 orët e fundit