Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lufta mes Izraelit dhe Gazas ka rrezik që të zgjerohet në krejt Lindjen e Mesme

Ekspertët vlerësojnë se bombardimet e Izraelit në Gaza janë më të ashprat në historinë moderne. Pas më shumë se tre muaj luftë, autoritetet shëndetësore në Gazë kanë raportuar për 23 mijë të vrarë, ose 1 për qind të popullsisë së territorit palestinezë. Mijëra të tjerë janë të zhdukur ose të plagosur rëndë.

E diela shënon 100 ditët e luftës në Rripin e Gazës.

Lufta tashmë është më e gjata dhe më vdekjeprurësja mes Izraelit dhe palestinezëve që prej themelimit të shtetit të Izraelit në vitin 1948.

Izraeli ka nisur luftën si reagim ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor, në të cilin grupi militant vrau 1 mijë e 200 persona, shumica civilë e 250 të tjerë u morën peng.

Ishte sulmi më vdekjeprurës në histori të Izraelit dhe më vdekjeprurësi për hebrenjtë që prej Holokaustit.

Ndërsa, autoritetet shëndetësore në Gazë kanë raportuar për 23 mijë të vrarë, ose 1 për qind e popullsisë së territorit palestinezë, shumica prej të cilëve janë fëmijë.

Edhe Konflikti që ka ndryshuar Lindjen e Mesme Botë Konflikti që ka ndryshuar Lindjen e Mesme

Mijëra të tjerë janë të zhdukur ose të plagosur rëndë. Rreth 80 për qind e popullsisë është zhvendosur dhe po jeton nëpër tenda.

E në më shumë se tre muaj luftë, Hamasi nuk është dobësuar dhe pengjet ende po mbahen.

Ushtria izraelite ka thënë se lufta do të vazhdojë gjatë tërë vitit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në takimin me kabinetin e tij për miratimin e buxhetit për vitin 2024 ka folur edhe për pengjet e marra nga Hamasi.

“Ne nuk heqim dorë nga askush. Po bëjmë gjithçka që të gjithë, pa përjashtim, të kthehen në shtëpi. Këto përpjekje vazhdojnë gjatë gjithë kohës, edhe në këto momente. Lufta do të zgjasë me muaj, prandaj sot po sjellim një buxhet lufte. Kjo do të thotë që ne do të shpenzojmë shumë më tepër për sigurinë sesa kemi planifikuar”, ka thënë Netanyahu.

Izraeli është akuzuar për gjenocid në Gazë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,

Edhe Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën Botë Dy vjet: Si e shkatërroi Izraeli Gazën

Padi e ka ngritur Afrika e Jugut, avokatët e së cilës kanë kërkuar ndërprerjen e operacionit ushtarak në Gaza, gjë që Izraeli e ka refuzuar.

Lufta ka rrezik që të zgjerohet në krejt Lindjen e Mesme, për shkak se në të mund të përfshihen grupet e tjera militante të përkrahura nga Irani.