Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Lufta e re e Ftohtë”: Rusia e Perëndimi përplasen për Afrikën

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, po i vizitojnë secili disa vende afrikane këtë javë. Samantha Power, drejtoreshë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, shkoi në Kenia dhe Somali javën e kaluar. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, do të shkojë në Gana dhe Ugandë javën e ardhshme

(AP) - Udhëheqësit rusë, francezë dhe amerikanë po përshkojnë Afrikën për të fituar mbështetje për pozicionet e tyre në luftën në Ukrainë, duke zhvilluar atë që disa thonë se është konkurrenca më intensive për ndikim në kontinent që nga Lufta e Ftohtë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, po i vizitojnë secili disa vende afrikane këtë javë. Samantha Power, drejtoreshë e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, shkoi në Kenia dhe Somali javën e kaluar. Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, do të shkojë në Gana dhe Ugandë javën e ardhshme.

“Është sikur një Luftë e re e Ftohtë po luhet në Afrikë, ku palët rivale po përpiqen të fitojnë ndikim”, tha William Gumede, drejtor i Democracy Works, një fondacion që e promovon qeverisjen e mirë.

Lufta e fjalëve

Lavrovi, në udhëtimet e tij nëpër kontinentin e goditur nga thatësia dhe uria, ka kërkuar të portretizojë perëndimin si zuzar, duke e fajësuar atë për rritjen e çmimeve të ushqimeve, ndërsa liderët perëndimorë kanë akuzuar Kremlinin për përdorimin cinik të ushqimit si armë dhe se po kryen një luftë pushtuese të stilit perandorak, fjalë të llogaritura për t'ua paraqitur dëgjuesve në Afrikën post-koloniale.

Edhe Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen Botë 1 muaj më parë Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen

Nën presidentin Vladimir Putin, Rusia ka punuar për të fituar mbështetje në Afrikë për disa vjet me radhë, duke rigjallëruar miqësitë që datojnë gjysmëshekulli më parë, kur Bashkimi Sovjetik mbështeti shumë lëvizje afrikane që luftonin për t'i dhënë fund sundimit kolonial.

"Tani ajo fushatë ka marrë vrull të madh", tha Gumede.

Ndikimi i Moskës në Afrikë u shfaq në mars gjatë votimit të OKB-së për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës. Derisa 28 vende afrikane votuan në favor të rezolutës, një pakicë e konsiderueshme e vendeve në kontinent, 25 sosh, ose votuan për të abstenuar ose nuk votuan fare.

Kryediplomati i Rusisë, këtë javë, vizitoi Egjiptin, Kongon, Ugandën dhe Etiopinë, duke u zotuar për miqësi dhe duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke ndjekur politika mjedisore "të pamatura". Ai gjithashtu i akuzoi ata për grumbullimin e ushqimit gjatë pandemisë COVID-19.

“Situata në Ukrainë ndikoi gjithashtu negativisht në tregjet ushqimore, por jo për shkak të operacionit special rus, por për shkak të reagimit absolutisht joadekuat të Perëndimit, i cili shpalli sanksione”, tha Lavrov në Adis Abeba, kryeqyteti i Etiopisë.

Lavrovi u prit ngrohtësisht në Ugandë nga presidenti Yoweri Museveni, i cili prej vitesh ka qenë aleat i SHBA-së, por ka refuzuar ta kritikojë Rusinë për pushtimin. Museveni iu referua madje luftës në Ukrainë si veprim të kuptueshëm të Putinit, sepse, sipas tij, Ukraina është në sferën e ndikimit të Rusisë.

Lavrovi shprehu mbështetje për reformën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t'u dhënë vendeve afrikane ulëse të përhershme dhe ndikim më të madh.

Lidhjet e vjetra

Përkrah Lavrovit, udhëheqësi ugandas foli me mall për lidhjet e vjetra me Rusinë, duke pyetur se si mund ta refuzonte Moskën kur ai ka marrëdhënie të mira me vendet që morën pjesë në skllavëri.

Edhe Evropa përgjigjet pasi Putini e sfidoi me luftë Botë 7 muaj më parë Evropa përgjigjet pasi Putini e sfidoi me luftë

Museveni, udhëheqës i opinionit në kontinent, i cili ka mbajtur pushtetin për tri dekada, është një zgjedhje e qartë për Rusinë si dikush për t’i forcuar lidhjet me të, tha analisti politik nga Uganda, Asuman Bisiika.

"Uganda është qendra e gravitetit në Afrikën Lindore", tha Bisiika.

Museveni, 77 vjeç, ka mbajtur rreptësisht maskë në publik që nga shpërthimi i COVID-19. Por jo edhe kur përshëndeti Lavrovin para fotoreporterëve, me sa duket duke dashur të tregojë ngrohtësi ndaj rusit. Museveni u rikthye me maskë në daljen e tij publike të radhës një ditë më vonë.

Rusia është duke u ballafaquar gjithashtu me opinionin publik afrikan përmes rrjetit të saj televiziv shtetëror, RT, i njohur më parë si “Russia Today”. RT-ja ka njoftuar se do të hapë një zyrë të re në Johanesburg.

RT-ja u hoq papritur nga platforma më e madhe televizive me pagesë në Afrikë, Multichoice me bazë në Johanesburg, në mars, pasi Bashkimi Evropian dhe Britania vendosën sanksione kundër Rusisë. Nuk është e qartë nëse krijimi i zyrës së re do t'ia mundësojë RT-së t’i rifillojë transmetimet në Afrikë përmes Multichoice, e cila pretendon rreth 22 milionë abonentë në kontinent.

“Për Rusinë është beteja që duhet dëgjuar në Afrikë. Nuk është e rëndësishme për përpjekjet aktuale të luftës, por për ndikimin e tyre afatgjatë politik”, tha Anton Harber, profesor i gazetarisë në Universitetin e Witwatersrand në Afrikën e Jugut. “Ata e shohin atë si tokë pjellore për të kultivuar ndikimin e tyre dhe, natyrisht, votat në OKB janë të rëndësishme”.

Në turneun e tij në Afrikë, presidenti francez, Emmanuel Macroni, akuzoi Kremlinin se po përdor kanale televizive si RT-ja për të përhapur propagandë në mbështetje të luftës. Dhe ai akuzoi Kremlinin për shantazhimin e botës, duke penguar eksportin e grurit nga Ukraina.

“Ata po bëjnë shantazh sepse janë ata që kanë bllokuar drithërat në Ukrainë. Ata janë ata që rregullojnë drithërat e tyre”, tha ai në Benin. Agjenda e tij gjithashtu përfshinte Kamerunin dhe Guinea-Bissau.

Macroni u bëri thirrje afrikanëve të anojnë kundër Rusisë.

Edhe Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet Botë 1 muaj më parë Rusia thotë se është e hapur për dialog me Evropën, por refuzon ultimatumet

“Po u them këtu në Afrikë, një kontinent që ka vuajtur nga imperializmi kolonial: Rusia është një nga fuqitë e fundit koloniale perandorake. Ajo vendos të pushtojë një vend fqinj për të mbrojtur interesat e saj”, tha ai. "Ky është realiteti".

Përktheu: Forca Jashari