Washington, 5 shkurt (AP) – Një luftë po merr flakë në Amerikë dhe nuk ka nisur me Donald Trumpin apo me sulmin në Capitol. Ka nisur me skllavërinë dhe nuk ka mbaruar kurrë, nëpërmjet linçimeve dhe shtypjes së votuesit, sulmeve të zhurmshme të Bull Connorit dhe shumëçkaje pasuese.
Betejat e sotme në luftën racore po zhvillohen me anë të legjioneve të të bardhëve nëpërmjet stereotipave, gënjeshtrave dhe teorive të konspiracioni që nuk ekzistojnë vetëm në ndonjë cep të errët të Internetit. Nëpërmjet njerëzve, si puna e vrasësit që qëlloi për vdekje nëntë famullitarë me ngjyrë në një kishë në Kaliforninë Jugore, atyre që u thonë policëve se personat me ngjyrë po e rrëmbejnë vendin dhe po i përdhunojnë gratë e bardha. Sulmuesit që vrau 23 veta dhe plagosi edhe 23 të tjerë në Walmart të El Pasos në Texas – duke i vënë në shënjestër meksikanët, ngase besonte se ata po e pushtonin vendin për t’i votuar demokratët. Dhe turmave të protestuesve, mbushur me supremacistë të bardhë, që u nxitën kur presidenti Donald Trump dhe të tjerët insistuan rrejshëm se zgjedhjet ishin vjedhur.
Burimi te supremacia e bardhë
Për kohë goxha të gjatë, liderë të së drejtave civile, historianë dhe ekspertë të ekstremizmit kanë pretenduar se shumë amerikanë të bardhë dhe liderë të zgjedhur kanë dështuar së pranuari se kjo luftë e agresionit të bardhë ishte reale dhe po grumbullonte kufoma.
Mesazhet raciste për personat me ngjyrë, imigrantët dhe politikanët kanë gjetur shtrirje në platformat mediale, janë riprodhuar në formë statusesh dhe simbolesh, duke i ndihmuar demagogët që të zgjedhjen në poste të larta.
Edhe
Burri që sulmoi në darkën e korrespondentëve, akuzohet për tentim vrasje të Trumpit
Rezultati? Një masë kritike e të bardhëve që druajnë se multikulturalizmi, politikat progresive dhe distribuimi i barabartë i pushtetit do t’u përkthehet në vjetërsim, shlyerje dhe nënshtrim.
Dhe kjo frikë, e shfrytëzuar shpesh prej të pushtetshmëve, është dëshmuar sërish të jetë një prej kërcënimeve më vdekjeprurëse për amerikanët jo të bardhë.
“Supremacia e bardhë, ndonëse mund të jetë e shënjestruar kah personat me ngjyrë, është përfundimisht kundër vetë demokracisë”, ka thënë William Barber II, lider për të drejtat e njeriut dhe bashkëthemelues i fushatës “Poor People’s Campaign”, një koalicion ky multiracor që synon çrrënjosjen e varfërisë dhe shtypjes. “Dëmi kolateral, kur i merrni parasysh gënjeshtrat, i fryni erës dhe e derdh këtë helm në venat e njerëzve, është se sistemi bëhet aq i infektuar saqë dhuna shpërthen prej saj”.
Kur e bëri betimin për detyrën në po të njëjtën platformë ku turmat vetëm një javë më parë e minuan vetë pishtarin e demokracisë, presidenti Joe Biden e përmendi rrezikun nga mosveprimi kundruall racizmit sistematik dhe dhunës së lindur nga urrejtja.
Dhuna e 6 janarit ka ndodhur po të njëjtën ditë kur shteti i Georgias i shpalli fituesit në zgjedhje – demokratët Raphael Warnock dhe Jon Ossoff, të parët kandidatë me ngjyrë dhe hebraikë në shtetin jugor që u dërguan ndonjëherë në Senatin amerikan. Dhe ndodhi teksa afronte dita e inaugurimit për Kamala Harrisin, gruan e parë afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane që betohet ndonjëherë si zëvendëspresidente.
“E vërteta”
Edhe
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
Dy vjet pas masakrës së 2017-s në Charleston, supremacistët e bardhë, “Proud Boysët” mbështetës të Trumpit dhe neonazistët e bartën të ashtuquajturin tubim “Unite the Right” në Charlottesvile të Virginias. Ngjarja u mbajt në kundërshtim të heqjes së propozuar të një monumenti të Konfederatës në një park publik. Heather Heyeri, një kundërprotestues i bardhë vdiq në sulmin e një protestuesi.
Trumpi gjatë asaj dite kishte thënë bujshëm se ka “burra të mirë” mes pjesëmarrësve racistë të protestës në Charlottesville.
Ka pasur momente kur dukej sikur pendimi për racizmin po ndodh më në fund. Pas 25 majit të vitit, kur vdiq në duart e policisë në Minneapolis afroamerikani George Floyd, të bardhët iu bashkuan protestave kudo në vend.
Por për Grahamin, i cili e kishte humbur motrën në të shtënat në Mother Emanuel, nuk është përgjegjësi e personave me ngjyrë që ta nisin negocimin e një armëpushimi në luftën e racës. Sipas tij, llogaridhënia duhet të vijë e para.
“Mendoj se të bardhët duhet të mbajnë një takim dhe mendoj se duhet të nisin që t’u flasin njerëzve të tyre”, ka thënë Graham. “Duhet që ta drejtojnë gishtin kah personat që duken sikurse ata...”.
Edhe
Pakënaqësitë ndaj Trumpit po shqyrtohen si motiv për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë
Por për La June Montgomery Tabron, kryetare dhe shefe ekzekutive e fondacionit “W.K. Kellogg”, një organizatë kjo filantropike, përgjigjja fshihet te e vërteta.
“Kurimi i ka rrënjët te shpalosja e së vërtetës”, ka thënë Tabron. “Ajo që e dimë është se puna jonë është që, në mënyrë që fëmijët të rriten në një të ardhme të ndritur, atyre u duhet një shtet, një komb dhe një botë ku ka barazi”.