Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Londra nuk planifikon të zhvendosë ambasadën në Jerusalem

Britania e Madhe nuk planifikon të transferojë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, tha sot kryeministrja Theresa May, duke vënë në dukje se Londra ende nuk pajtohet me vendimin e SHBA-së për ta bërë këtë.

Zëdhënësi i kryeministres britanike tha këtë në kohën kur SHBA do të hapin ambasadën në Jerusalem për shkak të të cilës shpërthyen protestat e palestinezëve.