Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka folur për televizionin izraelit Kanal 10. Duke u përgjigjur në pyetjen se a do ta zhvendosë Gjermania ambasadën nga Tel- Avivi në Jerusalem, ka thënë se duhet punuar drejt zgjidhjes dy shtete, përkundër dallimeve të mëdha.
“Statusi i Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm në këtë kontekst. Për këtë arsye nuk do ta transferojmë ambasadën në Jerusalem. E duam Izraelin demokratik e hebraik, por edhe shtetin e qëndrueshëm për palestinezët”, ka Merkel transmeton Koha.net.
Ajo ka shtuar se kupton shqetësimin e Izraelit për atë që bën Irani, porse ka mendim tjetër se cila është mënyra më e mirë për ta evituar kërcënimin, përcjell al jazeera shkrimin e Jerusalem post.
“Kryeministri Benjamin Netanyahu beson se marrëveshja ndërmjet Perëndimit e Iranit nuk ofron sigurinë që ai do ta dëshironte. Mendojmë korniza ekzistuese, edhe pse s’është e përkryer, është më e mirë se sa të mos ketë marrëveshje. Do të vazhdojmë të bisedojmë për këtë”, ka thënë Merkel.
-
Londra nuk planifikon të zhvendosë ambasadën në Jerusalem
-
Gjermania e konsideron si “kundërproduktive” njohjen e një shteti palestinez në këtë kohë
-
Merz: S’ka arsye për t’u kritikuar sulmi amerikan mbi Iranin
-
Kancelari gjerman thotë se është kërcënim global nëse Irani ka armë bërthamore
-
Gjermania i del kundër Trumpit lidhur me Gazën