Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Londër, nëna hedh beben nga kati i 10 për ta shpëtuar nga zjarri, e presin qytetarët

Një bebe është kapur nga një qytetar pasi është hedhur nga ndërtesa Grenfell e cila ishte kapluar nga flakët, ka thënë një dëshmitare.

Samira Lamrani tha të ketë parë një grua që deshi ta shpëtonte beben e saj duke e hedhur atë nga dritarja “e katit të nëntë apo të dhjetë” para qytetarëve të mbledhur para ndërtesës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Njerëzit nisën të shfaqeshin nëpër dritare, duke goditur dritaret e duke bërtitur”, ka thënë ajo.

“Dritaret ishin të hapura... një grua po bënte me shenja se po donte ta hidhte beben e saj dhe nëse dikush do ta priste atë. E dikush e bëri këtë, një zotëri vrapoi dhe ia doli ta kapte beben”, ka thënë dëshmitarja Samira, transmeton Koha.net.

“I shihja njerëzit nga të gjitha anët, duke thirrur për ndihmë e goditur dritaret. Ne mundoheshim t’i qetësonim e t’i siguronim se gjithçka do të shkojë mirë, se e kemi telefonuar policinë, por në fytyrat e tyre dukej vdekja”, shtoi ai.

“Një shoqe e bijës sime e ka parë një person që kishte krijuar njëfarë parashute dhe ka tentuar të ‘fluturojë’ nga dritarja. Zërat e tyre, e në veçanti të fëmijëve, nuk do të më hiqen nga mendja edhe për një kohë të gjatë. Mund t’i dëgjoja thirrjet e tyre për ndihmë”, theksoi dëshmitarja, Samira Lamrani, raporton “The Telegraph”.

Një tjetër banore, me emrin Zara, ka thënë ta ketë parë një grua e cila kishte hedhur djalin e saj, të moshës rreth 5 vjeçare, nga kati i pestë apo i gjashtë për t’i shpëtuar flakëve.

“Ato skena ishin të ngjashme me filma holivudianë”, ka thënë ajo.