Lituania është bërë shteti i parë i Bashkimit Evropian që ka refuzuar importin e gazit nga Rusia, njofton CNN të dielën.
Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, ka njoftuar për lajmin në Twitter.
“Nga tash e tutje Lituania nuk do të konsumojë asnjë centimetër kub të gazit toksik rus”, ka shkruar Simonyte.
Ajo ka shtuar se kjo e bën Lituaninë shtetin e parë në BE që refuzon importin e gazit rus.
BE-ja ka premtuar të reduktojë varësinë nga gazi rus për 66 për qind deri në fund të vitit.
Artikuj të ngjashëm
-
Lituania ndalon blerjen e energjisë nga Rusia
-
Rusia ndërpret furnizimin me gaz edhe për Letoninë
-
BE-ja arrin marrëveshje për reduktim të kërkesës për gazin rus
-
Përgatitje për skenarin më të keq, BE-së i bëhet thirrje ta ndalojë gazin rus
-
Polonia ndërpret marrëveshjen 30-vjeçare me Rusinë për furnizim me gaz