Presidenti i Lituanisë ka deklaruar gjendje emergjente shtetërore,
Gitanas Nausėda thotë se ka në plan të dërgojë ushtrinë për të mbrojtur kufijtë e saj në përgjigje të “shqetësimeve dhe provokimeve të mundshme për shkak të forcave të mëdha ushtarake të grumbulluara në Rusi dhe Bjellorusi”.
Ndërkohë Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, e cila kufizohet me Rusinë, ka thënë se do ta ndihmojnë Ukrainën me gjithçka munden, duke përfshirë edhe mbështetjen politike dhe duke dërguar armë.
Kallas thotë se “duhet të bëjmë gjithçka në nivel BE dhe NATO që ky agresion të mos zgjerohet”.
Ajo ka këshilluar estonezët të qëndrojnë të qetë dhe thotë se aktualisht nuk ka asnjë kërcënim në kufijtë e Estonisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Lituania thotë se Rusia po planifikon sulme në infrastrukturë
-
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s
-
Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme, kërkon mbështetje ushtarake
-
Von der Leyen: Nuk mund të tolerojmë shkelje të hapësirës ajrore – balonat mbi Lituani janë provokim
-
Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë dhe shqyrton aktivizimin e nenit 4 të NATO-s