Chelsea Manning, i cili ka kryer veprën e spiunazhit ushtarak më të madh në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është liruar pas 7 vitesh të vuajtjes së dënimit.
Manning, gjatë shërbimit të tij në Irak në vitin 2009, ka patur qasje në dokumente sekrete dhe në vitin 2010 i kishte dhënë me qindra mijëra dokumente ushtarake dhe politike faqes së internetit Wikileaks.
Pas zbulimit të rastit, Manning ishte gjykuar dhe dënuar në vitin 2013 me 35 vjet burgim.
Gjatë vuajtjes së dënimit Manning ndryshoi gjininë dhe emrin nga Bradley në Chelsea.
Ndërkaq Presidenti amerikan, Barak Obama në fund të mandatit të tij e fali këtë person sensacional.
Pas 7 vitesh të vuajtjes së dënimit Manning-ut me një leje të posaçme presidenciale iu falë dënimi.
-
Ish-komandanti i Ushtrisë së Jugosllavisë, Momçillo Perishiq, lirohet nga burgu
-
Lushtaku: Që 13 vjet jam i penalizuar dhe i përndjekur nga EULEX-i
-
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë
-
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë
-
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete