Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-analistja e inteligjencës amerikane lirohet nga burgu

Ish-analistja e inteligjencës amerikane, Chelsea Manning, është liruar nga burgu, pavarësisht refuzimit për të dëshmuar para një hetim në lidhje me Wikileaksin.

Manning, 31 vjeç, u mbajt në burg për 62 ditë, pas një vendimi të marrë nga një gjykatës i Virxhinias në muajin mars, transmeton KTV. Megjithatë, ajo do të duhet të paraqitet përsëri përpara gjykatës më 16 maj.

Manning u shpall fajtore në vitin 2013 për akuza që përfshinin spiunazhin, përkatësisht rrjedhjen e dosjeve sekrete ushtarake. Por, dënimi i saj u ndryshua më vonë.