Policia në Britaninë e Madhe thotë se ka liruar personin e fundit, që ishte marrë në pyetje lidhur me sulmin terrorist të 22 marsit.
Një burrë 30-vjeç, që ishte arrestuar në Birmingam, nën dyshimin për përgatitje të akteve terroriste, është liruar sot. Policia ka thënë se asnjë aksion i mëtejmë nuk është planifikuar ndaj tij ose ndaj 11 personave të arrestuar për hetimet e sulmit terrorist në Londër, shkruan rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet britanike kanë thënë se besojnë se Khalid Masood ka vepruar i vetëm, kur ai goditi me makinë njerëzit në urën Westminister, duke vrarë tre persona. Më pas ai theri për vdekje një polic në Parlamentin britanik.
Policia beson se Masood, 52-vjeçar, i lindur në Britani, ishte inspiruar nga ideologjia ekstremiste edhe pse autoritett kanë thënë se nuk ka asnjë dëshmi që e lidh atë më grupin militant Shteti Islamik apo me Al-Kaidën.