Një djalë tetëvjeçar, kidnapimi i të cilit shkaktoi zemërimi në Siri, është liruar nga kidnapuesit, raporton BBC.
Në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shiheshin kidnapuesit duke e torturuar tetëvjeçarin.
Fawaz Al-Qataifani është liruar të shtunën, pasi familja e tij ka paguar një shumë të parave të cilën kërkoi banda që ishte prapa kidnapimit të tij.
Banda e kishte kidnapuar djaloshin në provincën Deraa në nëntor, kanë njoftuar mediumet siriane.
Djaloshi tetëvjeçar duket në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa dha një intervistë televizive duke treguar periudhën e tmerrit të kaluar.
Policia në Siri ka arrestuar javën e kaluar katër persona të dyshuar duke gjurmuar numrat e telefonit që ishin përdorur për të dërguar kërcënime te familjarët.
Edhe
Rrëfime tronditëse nga Sudani: dhunë seksuale dhe rrëmbime gjatë luftës
Kidnapuesit më pas u pajtuan dy herë për vendin dhe kohën me familjen e Fawazit se ku duhet bërë dërgesa e parave, por dështuan të paraqiteshin në të dy rastet, siç ka treguar komanduesi i Policisë në Deraa, Diriar al-Dandal.
Të shtunën, ata i thanë babait të Fawazit të sjellë një shumë afro 200 mijë dollarë në një vend në afërsi të qytetit Nawa.
Pasi morën paratë, ata lanë Fawazin jashtë një barnatore.