Anija e madhe kontenjerësh e bllokuar në Kanalin e Suezit, është zhbllokuar pas një jave.
Këtë e ka bërë të ditur pronari i saj i cili tha se “anija u kthye”. Me t’u liruar qarkullimi, raportohet se ka gjasa që trafiku përgjatë kanalit mund të rifillojë, duke hapur rrugën e kalimit të rreth 9.6 miliardë dollarë mallra.
Anija Ever Given 200.000 tonëshe u përplas të martën në mëngjes mes erërave të forta dhe një stuhie të dukshme. Kompani të specializuara të shpëtimit për disa ditë punuan në “çlirimin” e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohet Kanali i Suezit pas disa orësh bllokimi
-
Një anije tjetër bllokohet në Kanalin e Suezit
-
Anija që bllokoi Kanalin e Suezit në mars, kaloi të njëjtën rrugë pa ndonjë incident
-
Anija që bllokoi Kanalin e Suezit kalon në Mesdhe, paguhet kompensimi
-
Egjipti arrin marrëveshje për lëshimin e anijes që bllokoi Kanalin e Suezit