Autoritetet e Kanalit të Suezit kanë liruar anijen e mallrave që kishte bllokuar gjatë marsit gjithë kanalin që e lidh Evropën me Azinë.
Anija “Ever Given” është larguar nga kanali pasi që kompania japoneze që e ka në pronësi ka arritur marrëveshje me autoritetet e kanalit për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga bllokimi.
Anija është nisur të mërkurën në drejtim të Detit Mesdhe.
Autoritetet e Kanalit nuk i kanë bërë të ditura detajet e marrëveshjes.
Në fillim janë kërkuar 916 milionë dollarë kompensim, porse më vonë shifra është zbritur në 550 milionë dollarë.
Edhe
Anija që bllokoi Kanalin e Suezit në mars, kaloi të njëjtën rrugë pa ndonjë incident
Përveç parave, mediat egjiptiane kanë konfirmuar se kompania japoneze do të ofrojë edhe një anije për tërheqje.
Paratë e marrëveshjes do të përdoren për menaxhimin e Kanalit dhe për shpenzimet e trafikut brenda tij.