Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ligjvënësit republikanë në Arizona kontestojnë fitoren e Bidenit

Ligjvënësit republikanë sot kanë kundërshtuar në Kongres certifikimin e fitores së Joe Bidenit ndaj presidentit Donald Trump në shtetin e ARizonas në nëntorin e kaluar, një vendim që pritet të anulohet nga Shtëpia e Përfaqësuesëve dhe Senati, njofton agjencia Reuters. 

Secila dhomë tash do të debatojë kundërshtimin para se të votojë nëse të pranojë apo refuzojë atë.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Mike Pence, ka thënë të mërkurën se nuk beson se ai e ka autoritetin ta pranojë apo refuzojë votimin e kolegjit elektoral në mënyrë të njëanshme, por ka mirëpritur tentimin e ligjvënësve amerikane për të ngritur kundërshtimet në lidhje me pretendimet për “parregullësitë në votime”.

Pence, është nën presion nga presidenti Donald Trump, që i ka kërkuar të mos e certifikojë fitoren e Bidenit të arritur në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor.