Në një samit të Ligës Arabe është bërë thirrje për hetim ndërkombëtar mbi përdorimin “kriminal” të armëve kimike në Siri dhe është dënuar ndërhyrjen e Iranit në çështjet e brendshme të vendeve arabe.
Samiti i mbajtur në Arabinë Saudite vjen pasi Shtetet e Bashkuara së bashku me Britaninë dhe Francën, kryen sulme në Siri në kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik, ku u vranë dhjetëra persona në Siri më 7 prill.
“Ne kërkojmë një hetim të pavarur ndërkombëtar që do të garantojë se do të zbatohet ligji ndërkombëtar ndaj kujtdo që dëshmohet se ka përdorur armë kimike”, thuhet në deklaratën e publikuar pas mbajtjes së këtij samiti.
Në deklaratë po ashtu kërkohet për më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Iranit dhe bëhet thirrje për tërheqjen e “milicive” të Teheranit nga Siria dhe Jemeni.
Irani është mbështetës i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe e ndihmon atë me milicitë shiite, që luftojnë përkrah forcave qeveritare. Në Jemen, rebelët Huthi, që Irani i mbështetë, kanë arritur të marrin nën kontroll pjesë të mëdha të shtetit, përfshirë edhe kryeqytetin, Sanaa.
Media shtetërore iraniane, ka cituar zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Bahram Qasemi të ketë thënë se dënimi që është bërë nga Liga Arabe ka ardhur si rezultat i presionit nga Arabia Saudite, rivalit kryesor të Teheranit.
-
Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme, u mblodh Këshilli i Sigurisë i Kosovës
-
Arabia “dënon dhe mallkon” sulmet e Iranit ndaj shteteve arabe
-
Tensione mes Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për shkak të Jemenit
-
Sulmi i dyshuar me dron në Siri vret disa persona
-
Mbreti saudit i bën thirrje Iranit që t'i japë fund "qasjes negative" në rajon