Lideri suprem i Iranit ka përjashtuar mundësinë e referendumit si metodë për të zgjidhur dallimet e mëdha në shtet pas disa muajsh protesta që kanë lëkundur teokracinë.
Ayatollah Ali Khamenei ka thënë se nuk mund të mbahet referendum për çdo çështje në Iran.
Deklarata e liderit supreme ishte reagim ndaj ish-presidentit të moderuar, Hassan Rouhani.
Ai ka thënë se pushteti duhet të mbajë një referendum për të pyetur opinionin publik në lidhje me politikat e jashtme, të brendshme dhe ekonominë.
Ndërkaq, lideri Khamenei ka thënë se jo të gjithë njerëzit kanë kapacitet për t’i analizuar çështjet e Iranit dhe për të votuar në referendum.
Thirrjet për ndryshime janë bërë pas disa muajsh protestash që kanë sfiduar teokracinë e Iranit që prej revolucionit të vitit 1979.
Protestat filluan kur Mahsa Amini vdiq në paraburgim pasi ishte arrestuar për mosmbajtje të shamisë.