Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei tha se do të vazhdojë me ndalimin e çfarëdo negociate me Shtetet e Bashkuara. Këto komente ai i bëri në 40 vjetorin e rrethimit të ambasadës së SHBA-së në Teheran.
“Një mënyrë për të bllokuar ndërhyrjen politike të Amerikës është ndalimi i bisedimeve me Amerikën. Do të thotë që Irani nuk do të dorëzohet para presionit të tyre”, tha Khamenei, shkruan rel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ata që i shohin negociatat me SHBA-në si zgjidhje për çdo çështje, janë gabim. Asgjë nuk mund të nxirret nga negociatat me ta sepse definitivisht ata nuk bëjnë lëshime”, shtoi ai.
Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit u tensionuan kur presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, duke rikthyer sanksionet perëndimore ndaj Iranit.
Washingtoni kishte rivendosur sanksionet ekonomike me qëllim të ndaljes së eksportit të naftës së Iranit.
Më 4 nëntor 1979, studentët iranianë kishin hyrë në ambasadën amerikane në Teheran duke kërkuar dorëzimin e shahut të mbështetur nga SHBA-ja. Kriza kishte përfunduar pas 444 ditëve me lirimin e 52 amerikanëve që u morën peng. Dy vendet shkëputën marrëdhëniet diplomatike më 1980.