Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri opozitar fiton zgjedhjet presidenciale në Zambi

Lideri opozitar Zambian Hakainde Hichilema është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në Zambi që u mbajtën fundjavën e kaluar.

Hichilema ka mposhtur presidentin Edgar Lungu, për më tepër se një milion vota.

Ishte për Hichileman hera e gjashtë që garoi në zgjedhjet presidenciale. Përkrahësit e tij kanë vërshuar rrugët në kryeqendër Lusaka për të festuar.

Presidenti Lungu e ka pranuar humbjen dhe e ka uruar Hichileman.

Në një fjalim në televizionin nacional, ai ka thënë se është i vendosur për një bartje pushteti pa problem, që pritet të ndodhë brenda pak ditëve. Mirëpo, ai ka përsëritur pretendimet e tij se zgjedhjet nuk ishin të lira dhe fer.