Lideri jug-korean i një sekti fetar, që ishte në qendër të përhapjes së hershme të koronavirusit në shtetin aziatik, është arrestuar të shtunën, me akuzë se ka penguar tentimet e Qeverisë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, shkruan BBC.
Lee Man-hee, themelues i Kishës Shincheonji, është akuzuar se ka mbajtur sekrete informatat nga autoritetet gjatë kulmit të koronavirusit në Kore të Jugut.
Kjo kishë është e lidhur me më tepër se 5200 infektive me COVID-19 në Kore të Jugut, apo 36 për qind të rasteve totale në vend.
Lee akuzohet se ka fshehur detajet e anëtarëve dhe po ashtu takimet e tyre, ndërsa autoritetet po tentonin të gjurmonin rastet në shkurt.
Lee Man-hee, që ka themeluar Kishën Shicheonji në vitin 1984, pretendon se ai është i ardhuri i dytë i Krishtit dhe indentifikohet si “pastori premtues” i përmendur në Bibël.
Grupi më herët kërkoi falje për rolin që ka luajtur në përhapjen e koronavirusit në vend dhe ka thënë se është duke bashkëpunuar me autoritetet.
-
Kapen anëtarët e kultit jug-korean që ikën duke besuar se po vinte fundi i botës
-
Gjashtë muaj burgim për jug-koreanin, dyshohet se infektoi deri 80 persona me koronavirus
-
Kreu i një kishe jug-koreane akuzohet për rritjen e rasteve me koronavirus
-
Kisha që premtoi parajsën, por përhapi virusin
-
Tentohet edhe një herë arrestimi i presidentit jug-korean