Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lideri iranian: Ua puthim duart atyre që planifikuan sulmin

Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka mohuar përfshirjen e Iranit në sulmet e Hamasit ndaj civilëve në Izrael, derisa ka thënë se “ua puth duart atyre që planifikuan sulmin ndaj regjimit sionist”.

Siç ka raportuar BBC-ja të martën, Khamenei është shprehur se sulmet në Izrael kanë shkatërruar struktura “që nuk do të riparohen lehtë”.

“Ky tërmet ka shkatërruar disa struktura kritike (në Izrael) të cilat nuk do të riparohen lehtë. Veprimet e regjimit sionist janë fajtorë për këtë fatkeqësi”, ka deklaruar ai.

Irani është i njohur për financimin e Hamasit dhe stërvitjen e trupave ushtarake të kësaj organizate të shpallur terroriste nga disa shtete perëndimore.