Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Liderët evropianë shkojnë në Ukrainë

Liderët e tri shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian janë vënë në një front të përbashkët për Ukrainën.

Mario Draghi i Italisë, Emmanuel Macroni i Francës dhe Olaf Scholzi i Gjermanisë kanë udhëtuar bashkë drejt Kievit – duke kundërshtuar kështu kritikat për mbështetjen e tyre të perceptuar si të zbehtë, për Ukrainën, raportoi BBC.

Vizita vjen një ditë para se Komisioni Evropian të bëjë një rekomandim për statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Ukrainës.

Para udhëtimit, Macroni ka folur për mediat.

“Ne jemi në një pikë kur na duhet të dërgojmë sinjale të qarta politike, ne evropianët, rreth Ukrainës dhe njerëzve të saj kur po rezistojnë heroikisht”.

Rezistenca e ukrainasve ka qenë shumë e varur nga mbështetja e huaj ushtarake.

Artikuj të ngjashëm