Udhëheqësit e G7-s i kanë bërë thirrje Moskës që t’i lejojë ukrainasit e dërguar pa vullnetin e tyre në Rusi, të kthehen në shtëpi.
“Ne kërkojmë që Rusia të lejojë menjëherë kthimin e sigurt të shtetasve ukrainas të marrë, shumica me forcë në Rusi, pa pëlqimin e tyre”, thanë liderët e G7-s në deklaratën e përbashkët të samitit që po mbahet në Gjermani.
Në samit, liderët i kërkuan Rusisë që ta lejojë lëvizjen e lirë të ushqimeve, e të mos i sulmojë caqet e drithërave.
Deklarimi i tyre erdhi pas videolidhjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që tha se lufta duhet të përfundojë deri në fillim të dimrit, ndërsa nga vendet perëndimore kërkoi që të shtohet përkrahja.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky thotë se G7-a u pajtua që Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
-
Zelensky kërkon tërheqjen e trupave ruse deri në Krishtlindje
-
Zelensky thotë se do t'i trajtojë në mënyrë të civilizuar dezertorët rusë
-
Zelensky sot i drejtohet G7-s, do të kërkojë më shumë armë të rënda
-
Trumpi ngjall optimizëm mes liderëve të G7-s për fundin e luftës në Ukrainë