Udhëheqësit e vendeve anëtare të G20-s u mblodhën në një takim në Indi ku diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme globale dhe informacioni më i rëndësishëm që vjen nga Delhi i referohet marrëveshjes për një deklaratë të përbashkët.
Ndonëse u tha se liderët nuk do të bien dakord për çështje kyçe, duket se kanë arritur një konsensus.
“Kemi marrë lajm të mirë se për shkak të punës së palodhur të ekipeve tona dhe bashkëpunimit tuaj, është arritur një konsensus me liderët e G20-s në Delhi. Deklarata është miratuar zyrtarisht”, ka thënë kryeministri indian Modi.
Ai gjithashtu theksoi se kjo ishte mbledhja më ambicioze në historinë e kësaj organizate dhe se janë miratuar 112 dokumente, që është më shumë se dyfish në krahasim me samitin e kaluar.
“Ka një zbutje të dukshme të fjalimit rreth rolit të Rusisë në luftën e Ukrainës në krahasim me vitin e kaluar. Të gjitha referencat për Rusinë, agresionin rus dhe tërheqjen e Rusisë nga Ukraina, të përfshira në deklaratën e përbashkët të vitit të kaluar në samitin e G20-s në Bali, janë hequr. Në vend të kësaj, deklarata thekson se shtetet duhet të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës në pushtimet territoriale. Gjithashtu theksohet se përdorimi i armëve bërthamore është i papranueshëm”, shkruan The Guardian.
Përfaqësuesi i Indisë në G20, Amitabh Kant, ka thënë se vendet kishin arritur konsensus 100 për qind për përmbajtjen e deklaratës.
Edhe
Gjuha e butë e G-20-s ndaj Rusisë
“U deshën mbi 200 orë negociatash shumë të vështira për të arritur një konsensus. Brazili dhe Afrika e Jugut luajtën rol kyç që Rusia të binte dakord, siç bënë Indonezia, Turqia dhe Meksika”, ka thënë Kant.
Për më tepër, zyrtari indian u shpreh se deklarata është dokumenti më ambicioz për ndryshimet klimatike dhe përmban deklarata në të cilat vendet angazhohen të trefishojnë kapacitetin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030, si dhe një deklaratë që thekson se vendet në zhvillim do të kenë nevojë për 5.9 miliardë dollarë ndihmë për të përmbushur objektivat e klimës.